Deputetët e Qeveria me ‘duar në xhepa’ e shikojnë zbrazjen e Kosovës

08:38 | 15 April 2019

Kosova po zbrazet, ndërkaq deputetët e Qeveria shikojnë me ‘duar në xhepa’.

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka parë si të pamundur një zgjidhje urgjente për këtë problem.

Më datën 11 prill të këtij viti deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar në lidhje me ikjen masive të të rinjve nga Kosova. Megjithatë për shkak të mungesës së kuorumit ata nuk arritën as të votojnë një rezolutë në lidhje me këtë çështje. E për ikjen e të rinjve një zgjidhje urgjente nuk e ka paraparë as Qeveria e Kosovës, shkruan sot gazeta Zëri.

Ndonëse po vlerësohet që Kosova po zbrazet nga qytetarët të cilët në mënyrë legale po shkojnë në shtetet tjera për një jetë më të mirë, as deputetët e Kuvendit të Kosovës e as qeveria “Haradinaj” nuk kanë marrë masa urgjente të ndalet fluksi i madh i të rinjve që po ikin nga vendi.

Deputetët e Kosovës, të cilët më datën 11 prill të këtij viti u mblodhën në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar në lidhje me migrimin e të rinjve, nuk arritën as të hedhin në votim një rezolutë për këtë çështje, ndërsa edhe kryeministri Ramush Haradinaj e ka parë si të pamundur një zgjidhje urgjente për këtë, shkruan tutje gazeta Zëri.

Analistë politikë në vend i kanë vlerësuar si të papranueshme deklaratat se nuk do të ketë zgjidhje të shpejtë për ikjen e të rinjve, derisa kanë thënë se Qeveria duhet të ketë një vizion për zhvillimin e vendit.

Derisa janë shprehur të shqetësuar se qytetarët po ikin nga Kosova, deputetë nga opozita kanë thënë se Qeveria nuk ka marrë veprime për të zhvilluar vendin.

Komento: