
Deputetët e legjislaturës së shtatë kryejnë betimin.
Janë betuar deputetët e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.
Betimi i deputetëve ka qenë pikë e dytë e rendit të ditës.
Fillimisht ishte bërë verifikimi i mandateve të këtyre deputetëve.
Në sallë gjendet 111 deputetë gjithsej derisa mungojnë ministrat e kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj që nuk kanë marrë pjesë në seancë, për të ruajtur mandatin.
