Deputetët e votojnë edhe marrëveshjen e 11-të ndërkombëtare

11:33 | 23 Maj 2024
deputetet-e-votojne-edhe-marreveshjen-e-11-te-nderkombetare

Me 93 vota për, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar Marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale për infermier, kirurg veterinar, farmacist dhe mami në kontekstin e Marrëveshjes së tregtisë të lirë të Evropës Qendrore.

Me 95 deputetë në sallë, vetëm dy nuk votuan, njofton Klankosova.tv.

Gjatë javës së kaluar deputetët votuan pro 10 marrëveshjeve ndërkombëtare, kurse dy prej tyre janë rrëzuar, ndërkohë një tjetër ishte shtyrë.

Komento: