Deputetët finlandez diskutojnë sot për anëtarësimin potencial të Finlandës në NATO

10:12 | 01 Mars 2022

Sulmet e Rusisë në Ukrainë e kanë afruar më shumë se kurrë Finlandën me NATO’n, shkruan Politico.

Ligjvënësit finlandezë do të mblidhen sot, ku temë diskutimi do të jetë edhe anëtarësimi potencial i Finlandës në NATO. Kështu u ka thënë gazetarëve, të hënën, kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin.

“Është shumë e kuptueshme që shumë finlandezë e kanë ndryshuar ose janë duke e ndryshuar mendjen pasi Rusia filloi luftën në Ukrainë”, ka thënë Marin.

Ajo nuk ka dhënë qëndrimin e saj personal për anëtarësimin në NATO.

Ndryshe, sipas një hulumtimitimi, 53 përqind e finlandezëve e përkrahin anëtarësimin e Finlandës në NATO.

Komento: