I përfitojnë privilegjet nëse Parlamenti s’shpërndahet deri më 3 gusht.
Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës janë mbajtur më 11 qershor 2017. Në këto zgjedhje, pjesëmarrja e votuesve ishte 41.3% sipas statistikave të Komisionit Qendror Zgjedhor. Deputetët e legjislaturës së VI (gjashtë) kanë marrë mandatin më 3 gusht 2017.
Ligji për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit ua mundëson deputetëve që mandati i fituar dhe ushtrimi i funksionit pas dy vjetëve të ketë benefite të mëdha.
Kjo praktikë si duket do të shfrytëzohet nga të zgjedhurit e popullit, të cilët pas një jave, saktësisht më 3 gusht 2019 do të mbushin dy vjet si deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Pas dorëheqjes së parevokueshme të Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit një javë më parë, partitë politike u shprehën se janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje. Por asnjë nga partitë opozitare nuk kanë bërë kërkesë që të votohet për shpërbërjen e Kuvendit në mënyrë që Presidenti të shpallë zgjedhjet e reja.
Zgjedhjet e rregullta mbahen jo më shumë se 30 ditë pas përfundimit të mandatit, apo 45 ditë në raste të shpërndarjes së Kuvendit.
Ligji për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit ua mundëson deputetëve që mandati i fituar dhe ushtrimi i funksionit pas dy vjetëve të ketë benefite dhe privilegje.
Benefitetet e Deputetit të Kuvendit të Kosovës sipas ligjit nuk janë të vogla.
Deputetët kanë të drejtë të pagës pas përfundimit të mandatit për 12 muaj.
Deputetit që ka shërbyer në 1 mandat ka të drejtë për pension suplementar prej 50% të pagës bazë të deputetit. Deputeti që ka shërbyer në 2 mandate ka të drejtë prej 60% të pensionit suplementar, kurse deputeti që ka shërbyer në 3 e më shumë mandate ka të drejtë prej 70% të pagës bazë.