Deputetët marrin pagën e parë pa bërë asgjë

11:59 | 24 Janar 2020

Një muaj nga konstituimi i Kuvendit, deputetët marrin pagën e parë pa bërë asgjë.

Nesër bëhen 30 ditë që nga konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku në krye të tij u zgjodh Glauk Konjufca nga Vetëvendoje.
Pikërisht zgjedhja e Konjufcës në krye të postit të Kryetarit të Kuvendit ka barrikaduar bisedimet mes VV-së e LDK-së në përpjekje për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, shkruan Reporteri.net.

LDK ka vendosur të dielën si afatin e fundit kur LVV-ja duhet ta shqyrtojë edhe një herë propozimin e LDK-së për largimin e Glauk Konjufcës nga pozita e kryeparlamentarit dhe dorëzimin e këtij posti te LDK-ja deri në zgjedhjen e presidentit.

E në ndërkohë 120 deputetet e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës do të marrin pagën e parë, pa bërë pothuajse asgjë.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Blerim Vela ka thënë se 120 deputetët kanë marrë pagat e tyre të para pa bërë asnjë punë përmbajtësore që lidhet me funksionimin e Kuvendit.

Madje, Vela ka shtuar se kjo kryesi e Kuvendit është më e ngathta që nga ajo e 2001.

“Nëse vendimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit është i pakthyeshëm, do të ishte e udhës që të funksionalizohej puna e Kuvendit sa më parë”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Kryesia e Kuvendit – shprese e perzier me dembeli

Neser behen 30 dite nga konstituimi i Kuvendit te Kosoves. Gjate ketyre 30 diteve, 120 deputete jane mbledhur vetem gjate seances konstituive dhe nuk kane mbajtur asnje takim tjeter. Megjithate, deputetet kane marre pagat e tyre te para pa bere asnje pune permbajtesore qe lidhet me funksionimin e Kuvendit.

Kjo perberje e Kryesise se Kuvendit eshte me e ngathta qe nga ajo e vitit 2001. Jane bere 29 dite nga konstituimi i Kuvendit dhe ende nuk jane krijuar komisionet parlamentare. Nese vendimi per zgjedhjen e kryetarit te Kuvendit eshte i pakthyeshem, do te ishte e udhes qe te funksionalizohej puna e Kuvendit sa me pare.

Komento: