Deputetët mblidhen sot në tentativën e 22-të për konstituimin e Kuvendit

08:26 | 27 Maj 2025
deputetet-mblidhen-sot-ne-tentativen-e-22-te-per-konstituimin-e-kuvendit

Një tjetër përpjekje për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës do të bëhet sot. Kjo do të jetë seanca e 22-të çdo 48 orë që nga 15 prilli. Hapat për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit kanë nisur më 15 prill, mbi një muaj më parë. Bllokada tashmë ka hyrë në muajin e dytë.

VV në të gjitha seancat e fundit ka vazhduar me përpjekjen për ta ndryshuar formën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit në votim të fshehtë, për çka nuk ka marrë përkrahje.

Derisa dështimi për konstituimin e Kuvendit po vazhdon, partitë politike vazhdojnë ta akuzojnë njëra-tjetrën për bllokadën e krijuar.

 

Komento: