Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk janë të interesuar që të shkojnë në seanca.
Edhe pse nisi me 1 orë vonesë seanca plenare e paraparë për t’i shqyrtuar rreth 59 pika të lënë gjysmë nga seancat e kaluara është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit për në orën 13:30.
E gjithë kjo ndodhi për shkak të mos kalimit të pikave të rendit të ditës për arsye të mos arritjes së numrit të nevojshëm të votave.
Pas një konsultimi me shefat e grupeve parlamentare, kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti morri vendim që të shkohet në pauzë dhe të kthehen në ora 13:30.