Deputetët nuk votojnë amendamenti për heqjen e shtesave të tyre

15:19 | 02 Shkurt 2019

Nuk janë votuar amendamenti për heqjen e shtesave të deputetëve.

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar amendamentin i cili kërkon heqjen e shtesave deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Qëllimi i këtij amendamenti është që mos të ketë shtesa për kuvendarët. Ta zëmë deputetët e Kosovës përveç pagës bazë marrin edhe shtesa në komisionet parlamentare , shtesa edhe për seancë.

Prandaj ne kemi propozuar që këtë shtesë ta kenë vetëm anëtarët e Kuvendit Komunal sepse paga e tyre është e vogël por me këtë u është rritur koeficienti.

Me koeficientin që kemi paga e deputetit është e madhe që i bie mbi 2 mijë euro. Nuk kemi nevojë për shtesa. Në qoftë se deputetët e kanë pagën bazë ata nuk shkojnë në seanca pasi e marrin, por qëllimi ka qenë që nëse nuk e merr pjesë në seanca atëherë t’i hiqet nga paga bazë”, ka thënë ajo propozuesja e amendamentit Albulena Haxhiu.

Komento: