Deputeti Bajqinovci mbështet Shpejtim Bulliqin në Podujevë

23:15 | 03 Mars 2020

Deputeti i Lëvizjës së Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci e ka mbështetur Shpejtim Bulliqin në Podujevë.

Këtë ai e ka treguar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan ORAinfo.

“Llapi ka ditur gjithmonë të vlerësojë dije, kulturë e dashni për vendin”- ka shkruar ndër të tjera Bajqinovci.

Më poshtë mund të lexoni të plotë postimin e tij:

Energjia pozitive që frymon me rininë tonë të mrekullueshme e nën organizimin e Vetëvendosjes, sot i ka dhënë krejt porositë e mundshme.

Entuziazmi i madh gjithandej, mobilizimi i hatashëm i këtij ekipi e i armatës së tërë të aktivistëve të Lëvizjes, kumton fitorën tonë bindëse më 15 Mars.

Ekip fitues, koheziv, të ditur e të kulturuar, e duan Podujevën. E duan Kosovën.

Llapi ka ditur gjithmonë të vlerësojë dije, kulturë e dashni për vendin.

Shpejtim Bulliqi

#përkomunën

#12

Erdhidita për komunën

Komento: