Deputeti Berisha: Ka pasur grupe që janë stërvitur në Rashkë, Vuçiqi i ka vizituar

09:05 | 29 Shtator 2023
deputeti-berisha:-ka-pasur-grupe-qe-jane-stervitur-ne-rashke,-vuciqi-i-ka-vizituar


Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha për Front Online ka thënë se kanë pasur më herët informata që ka grupe që po stërviten në Rashkë, dhe se këto grupe i ka vizituar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

“Ne kemi pas informacione muaj më parë nga intelegjenca jonë sepse ka grupe që po stërviten në Rashkë dhe në vende të tjera, pastaj ato grupe kanë ardh në Kopaonik, pastaj kanë depërtuar me gjithë atë armatim. Kemi informacione të sakta të cilat edhe u argumentuan edhe dolën të vërteta. Bazën stërvitore në Rashkë e ka vizituar presidenti Vuçiq dhe për këtë duhet të bëhet hetim ndërkombëtar sepse ato baza kanë ekzistuar”, ka deklaruar ai.

Berisha, thotë se për rastin që ka ndodhur në veri duhet të ketë gjykim ndërkombëtar.

“Kanë qenë si paralajmërime të institucioneve të sigurisë, të presidentit Vuçiq, të lëvizjes së ushtrisë së Serbisë tri ditë përpara, këto janë të vërteta, janë fakte dhe për atë duhet që të certifikohen me një hetim ndërkombëtar, pastaj pason me një gjykatë ndërkombëtare, pastaj do të kemi një certifikim edhe një të vërtetë, ne mundemi me i tregu video, mundemi me i tregu njëri-tjetrit , mirëpo këto duhet me u certifiku, duhet me u bë një gjykim ndërkombëtar për këtë që ka ndodhë”, ka shtuar Berisha.

Komento: