Deputeti Berisha: Presioni i Qeverisë ndaj Prokurorisë për ta dështuar aktakuzën për Radojçiqin

14:12 | 11 Shtator 2024
deputeti-berisha:-presioni-i-qeverise-ndaj-prokurorise-per-ta-deshtuar-aktakuzen-per-radojciqin


Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit anëtar në Komisionin Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri, Hisen Berisha, e ka mirëpritur aktakuzën e Prokurorisë Speciale për 45 personat e përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, me në krye Milan Radojçiqin.

Berisha deklaroi për Front Online se përkundër presionit nga pushteti tek Prokuroria, këta të fundit analizuan e verifikuan argumentet.

“Hap i matur në kohë nga Prokuroria në aspektin e gjetjes, verifikimit e analizimit të argumenteve të qëndrueshme përkundër presionit të madh nga ana e Qeverisë e Ministrisë. Është koha optimale të ngrihet një aktakuzë e qëndrueshme, presionin Qeveria është dashur ta orientojë në krijimin e një Komisioni Hetimor në operim të BE-së apo partnerët e NATO-s që të bëhen hetimet e duhura”, ka deklaruar Berisha.

Deputeti i PDK-së thotë se Qeveria ka tentuar ta nxisë Prokurorinë për një aktakuzë të ngutshme.

Sipas Berishës, pushteti aktual s’kanë pasur qëllim aktakuzën, sepse kanë bashkëpunuar me Milan Radojiçiqin.

“Qëllimi i këtij pushteti ka qenë nxitja për të bërë një aktakuzë të ngutshme të pabazuar mirë në fakte dhe e cila do të rrëzohej në Gjykatat përkatëse se nuk e kanë pasur qëllimin për aktakuzë se këta kanë bashkëpunuar me Radojiçiqin. Për efekte elektorale e kanë bërë presionin se gjoja po bëjnë presion, tendenca për të thënë e vonuar është se prokuroria dështoj me aktakuzën e ngutshme”, u shpreh Berisha për Front Online.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në vazhdimësi kanë drejtuar kritika ndaj Prokurorisë Speciale për mos ngritjen e aktakuzës./FrontOnline

Komento: