Deputeti Berisha: VV-ja ka rënë në 31%

15:38 | 01 November 2024
deputeti-berisha:-vv-ja-ka-rene-ne-31%

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, për FrontOnline, ka komentuar sondazhet e fundit që janë publikuar nga disa media vendore dhe nga analistë të vendit.

Por, ai thotë se ka edhe një sondazh të tij që ka treguar edhe përqindjen e partive politike.

‘’VV-së ju ka dalë përqindja 31%. Sondazhet që i bëjnë ndërkombëtaret ju ka dal 32-33%, kurse PDK-ja në sondazhin e VV-së ka dal 29-33%, LDK-ja ju ka dal 24-26%, AAK-NISMA ju ka dalur 6-9%. Ndërsa sipas sondazhit tim VV ka dalë 16-22% asnjë më shumë’’ thotë ai.

Sipas sondazhit të tij, PDK merr 33% derisa LDK shkon deri në 26%.

‘’PDK shkon 29-33%, LDK shkon 24-26%, Qeverinë e bëjnë PDK-LDK. Unë nuk bëjë sondazhe, këtë sondazhin tim e kanë bërë ata që i bëjnë anglisht’’ thotë ai.

Deputeti i PDK-së, deklaroj se Qeverinë e re e bëjnë dy partitë e tashmë opozitare, PDK dhe LDK.

‘’Kryesorja është dy partitë e fuqishme, njëra që e ka bërë vizionin dhe tjetra që e ka bërë idealin, do ta bëjnë Qeverinë e ardhshme’’ tha Berisha për FrontOnline.

Komento: