Deputeti Galushi: Të gjenden shkaktarët e arratisjes, nëse ndodhi me qëllim të ketë dënim

19:20 | 08 Korrik 2024
deputeti-galushi:-te-gjenden-shkaktaret-e-arratisjes,-nese-ndodhi-me-qellim-te-kete-denim


Deputeti Erxhan Galushi, njëherit anëtar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, për FrontOnline thotë se nuk është diskutuar akoma çështja e arratisjes së një të burgosuri në komisionin e tyre.

Deputeti Galushi: Nëse dikush arratisjen e ka bërë me qëllim, duhet të denohet

‘’Nuk e kemi diskutuar këtë çështje’’ thotë ai.

Galushi, potencon se është shqetësuese një arratisje e tillë, derisa thotë se duhet gjenden sa më parë shkaktarët e arratisjes.

 ‘’Sipas mendimit tim është shqetësuese dhe uroj që sa më parë të gjendën shkaktarët e arratisjes, nëse ka dikush që e ka bërë me qëllim, e meriton të dënohet patjetër’’ thekson ai.

Deputeti Galushi, shprehet se nëse ka ngecje të ndonjë mase, duhet shtohet ajo masë që të mos ketë më raste të tilla.

‘’Nëse ka ngecje në ndonjë masë aty duhet të shtohet në mënyrë që herave tjera të mos ndodhë’’ deklaron ai për FrontOnline.

Komento: