Deputeti gjerman bën thirrje që të krijohet sa më shpjetë Qeveria – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Deputeti gjerman bën thirrje që të krijohet sa më shpjetë Qeveria

15:26 | 14 Janar 2020

Liderët e huaj dhe shumë politikanë po bëjnë thirrje që të krijohet sa më shpejtë qeveria e Kosovës.

Deputeti gjerman nga radhët e CDU-së, Nikolas Lobel, ka deklaruar se është koha që të përfundojnë negociatat për krijim të qeverisë së re në Kosovë në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike, raporton Gazeta Express.

Lobel në një shkrim të bërë në rrjetin social Twitter ka deklaruar se vullneti i njerëzve për ndryshim dhe demokracia e shprehur në zgjedhjet e gjashtë tetorit, duhet të përkthehet në qeverisje efektive dhe demokratike.

“Është koha që të përfundojnë negociatat për krijimin e qeverisë në Kosovë. Vullneti i njerëzve për ndryshim dhe demokracia që u shpreh në zgjedhjet e gjashtë tetorit të vitit të kaluar duhet të përkthehet në qeverisje efektive dhe demokratike, sundim të ligjit që siguron perspektivë evropiane për qytetarët kosovarë”, ka shkruar Lobel.

Ndryshe, dy partitë që po synojnë të krijojnë koalicionin tash e tre muaj, LDK e LV, në vazhdimësi janë duke marrë thirrje nga ndërkombëtarët për krijim sa më të shpejtë të institucioneve.

Një porosi e tillë është përcjellë edhe dje nga ambasada amerikane në Prishtinë, e ambasadori Phlip Kosnett që ka vizituar partinë e Isa Mustafës

Komento: