Deputeti i Gjermanisë, Thomas Hacker, ka komentuar sulmin terrorist në Zubin Potok të Kosovës, duke e krahasuar atë me strategjinë ruse në Ukrainë.
Ai ka kërkuar një hetim të plotë për atë që ngjau në kanalin e Ibët Lepencit, duke e cilësuar atë si një akt tinëzar që duhet të zbardhet plotësisht.
“Sulmi terrorist ndaj infrastrukturës kritike në Kosovë ngjan me veprimet ruse në Ukrainë. Ky sulm tinëzar kërkon një hetim të plotë,” ka shkruar Hacker, në rrjetin social X.
Ky shpërthim ndodhi më 29 nëntor, derisa deri tani policia ka arrestuar 10 perosna, kurse njërit veeç i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
1/2 Die terroristische Attacke auf #Kosovo/s kritische Infrastruktur ähnelt dem russischen Vorgehen in der Ukraine. Dieser hinterhältige Angriff erfordert lückenlose Aufklärung.
— Thomas Hacker (@hacker_fdp) December 2, 2024