Deputeti i AAK: Kurti me veriun po i rritë sondazhet, por po e zvogëlon sovranitetin

17:46 | 19 Korrik 2023
deputeti-i-aak:-kurti-me-veriun-po-i-rrite-sondazhet,-por-po-e-zvogelon-sovranitetin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar dakordimin katër pikësh që arriti me Bashkimin Evropian për shtensionimin  e situatës në Veri.

Pas dakordimit të kësaj marrëveshje, Kurti është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Deputeti i AAK-së: Kurti krijoi situatë artificiale në veri, rrezikon ta kthej rezolutën 1244

Situatën e krijuar në veri të vendit, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha po e sheh si situatë artificiale të krijuar nga kryeministri Kurti.

Deputeti Berisha në një intervistë për Front Online thotë se këto veprime Kurti i ka bërë pasi që kanë dështuar në qeverisje.

Ai thotë se veprimet e tij lidhur me veriun, u bënë për ta rritur adrenalinën kombëtare.

“E para situata në veri ka qenë e krijuar artificialisht prej kryeministrit Kurti. Ky i ka  bërë disa veprime në emër të sovranitetit pasi ka dështu në planin ekonomik edhe të udhëheqjes së qeverisë, ka marrë disa hapa për me rrit adrenalinën kombëtare domethënë të Bashkimit Kombëtarë dhe të ushtrimit të sovranitetit”, tha ai për Front Online.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha thotë se në veri rrezikohet rikthimi i rezolutës 1244.

Sipas tij, e gjitha kjo është bërë nga Kurti për të rritur sondazhet.

“Çfarë ka ndodh, sondazhet janë rrit mirëpo ne nuk kemi asnjë pikë sovranitet në atë vend, rrezikohet të kthehet rezoluta 1244 dhe ne mos të kemi as prezencë policore, dhe këtu ka çuar ujë në mulli armikut, domethënë me popullizëm, sondazhet i ka ngrit, por tani po del që janë tërheq pa sovranitet, pa kurrgjë tjetër, e ka pranu që në zgjedhje duhet me shku prapë dhe tani jemi në situatën reale të tërhequr, nuk ka të bëjë këtu me 25% apo 30%, por do të thotë me një dështim total të këtij operacioni që ka qenë popullist”, deklaroi ai për Front Online.

Bekë Berisha: Kurti e ka pranuar Asociacionin, kemi dështuar në veri – s’kemi sovranitet

Deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha thotë se Kryeministri Kurti ka pranuar marrëveshjen për Asociacionin.

Ai thotë se tanimë sovranitet Kosova nuk ka në veri.

“Partia jem edhe ne të gjithë iu kemi thënë që me koordinu dhe mos të bëjë veprime por të rrijnë policët, dhe le të rrijnë prezenca e uniformës së Kosovës bashkë më ndërkombëtarët, sepse ky i ka pranu marrëveshjen e Asociacionit të gjitha në Ohër. Atëherë lëre në rrjedhën e vet kryje, mirëpo ky ka insistu shumë që me i rrit sondazhet, me rrit përkrahjen. Kjo ka qenë një ngritje artificiale sepse tani jemi në një situatë reale, ku kemi tërheqje dhe kemi dështim në veri dhe pasojat e kësaj janë sanksionet që i kemi tani, por edhe si plan i veprimit është dështim, tani nuk kemi sovranitet fare, në emër të sovranitetit, ti e ke humbur sovranitetin në veri”, deklaroi ai për Front Online.

Përleshja në Kuvend/ Deputeti i AAK-së: Pushteti dikur vetë i bënte, sot nuk i pranon as kritikat

Përleshje fizike ka pasur javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtarë të kabinetit qeveritar e deputetë të  partisë në pushtet u përfshinë në rrahje.

E atë cfarë ndodhi brenda Kuvendit, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha nuk e konsideron diçka të madhe.

Ai gjuajtjen me ujë e quan “demonstrim” që ka qenë brenda kornizave të demokracisë.

 “Pasi doli kjo, pasi u zhvesh, doli kjo e vërtetë, normalisht se njerëzit që janë etiketu pa të drejtë, u ngritën tensionet atje, dhe patën disa shtyrje, domethënë si kacafytje nuk ishte ndonjë gjë , ishte demonstrim me ujë që është domethënë brenda kornizave të demokracisë, për këta si duket nuk tolerojnë as këto format e demonstrimit”.

Por Berisha thotë se pushteti dikur vetë i ka bërë, tani nuk e pranon asnjë kritikë.

“Vet i kanë bërë, domethënë e mbajë mend Kuvendi i Kosovës është gjuajt me gaz, është gjuajt me raketahedhës, është gjuajt me ve, me gota qelqi e me gjithçka dhe si duket nuk e pranojnë demonstrimin as me ujë të opozitës. Kjo tregon një formë diktature të instaluar në emër të numrave, dëshirojnë me shujt opozitën dhe nuk pranojnë asnjë demant, asnjë kritike, as nuk pranojnë kurrgjë”, u shpreh ai për Front Online.

Deputeti i AAK-së –Kurtit: Nëse jo me Shqipërinë, me kë dëshiron Bashkimin Kombëtar?

Përgjigjja negative për takimin e Kurtit ndaj ftesës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, dhe ftohja e raporteve, po konsiderohet si mashtrim.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, thotë se këtë mashtrim Kurti e bëri duke u thirrur në vazhdimësi në Bashkim Kombëtar.

Ai në një intervistë për Front Online ka pyetur se me kë dëshiron të bëjë bashkim kombëtar kryeministri Kurti, nëse jo me Shqipërinë?

“Shqipëria për neve është Shqipëri, është vendi amë, kjo tregon mashtrimin e Albin Kurtit. Ky është thirr shumë për bashkim kombëtar, e ndërsa në emër të bashkimit kombëtarë ne nuk kemi raporte me Shqipërinë. Është mirë me shpjegu se me kënd e ka mendu bashkimin kombëtar, nëse jo me Shqipërinë. Me kënd tjetër dëshiron më bë bashkimin kombëtar”.

Ai pyet se me kënd tjetër dëshiron Kurti me bë Bashkimin Kombëtar.

“Unë e di e kam të qartë, e di nuk i bjen andej hiq, ajo është vetëm propagandë, mirëpo popullit, atyre që kanë besu, atyre entuziastëve është mirë me ju tregu. Nëse nuk raporte me Shqipërinë, me vendin amë, atëherë me kënd donë më bë bashkimin kombëtar”, deklaroi ai për Front Online.

Deputeti i AAK-së: Mimoza bisedonte me armikun se si me i dëmtu veteranët e UÇK-së

Për tri ditë radhazi në media janë publikuar audio-incizime të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me përfaqësuesin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Për këto audio-incizime për Front Online ka folur deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.

Ai i quan të gërditshme.

Sipas Berishës, Kusari është vetëm vegël e Kurtit.

“Është e gërditshme me fol me armikun dhe më bë dert për një kategori të rëndësishme të lirisë, me bë dert me armikun qysh me ia këput këmbët, e mos m’i lënë qysh me pasë mirëqenie më të mirë. Me bë dert armikun se sa të këqij janë këta që kanë luftuar UÇK-ja e që i kanë disa kërkesa, kjo është me të vërtetë e gërditshme. Jam ndje shumë keq kur e kam dëgju, mirëpo Mimoza është vetëm vegël e Albin Kurtit”, u shpreh ai për Front Online.

 Deputeti i AAK-së: Qeveria po lufton me veteranët

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha kërkon që veteranëve të luftës t’u jepet mundësia me ligj që krahas pensionit që marrin ta kenë të drejtën edhe të punojnë, duke mos iu ndaluar pensioni.

Ai thotë se veteranët duhet të përfshihen në Ligjin për Pagën Minimale dhe se gjithëherë do ta kenë përkrahjen e AAK-së.

Berisha thotë se Qeveria po lufton me veteranët.

“Krejt kohën i kemi përkrahë, dhe është e rëndësishme që kjo kategori të përfshihet në pagën minimale se edhe ajo është e vogël, mirë të kenë të drejtë edhe me punu. Tani duhet me ndryshu ligjin që veteranët me punu, dhe të marrin pensionin si shpërblim. Shiko ku është mashtrimi këtu, këta po thojnë që ne po i mbrojmë të drejtat e veteranëve, a në fakt këta duke i mbrojt janë duke i luftuar veteranët. Këta po thojnë që po i mbrojnë veteranët e vërtetë, këta në fakt i luftojnë veteranët e vërtetë”, thotë Berisha në një intervistë për Front Online.

 PDK-LDK nuk e përkrahën mocionin e AKK-së, deputeti Berisha ua dërgon një mesazh

 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur një mocion për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.

Mirëpo një gjë të tillë nuk po përkrahet edhe prej dy partive të tjera opozitare, LDK dhe PDK.

E këtë, sipas deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, partitë opozitare po e bëjnë për të dështuar shteti së bashku me VV-në.

“Ne kemi dashur pa u bo dëmi më i madh, pa u zmadhu dëmi me shku një qeveri përmes mocionit me kalu një qeveri e unitetit kombëtar, me u kry disa probleme, me ndalë këtë trend shkuarje teposhtë, dhe gjithë asaj që kemi mbërri e që është duke e shkatërruar kjo qeveri. Mirëpo partitë politike i kanë idetë e veta, liderët e dy partive e kanë strategjinë, se le të dështojë edhe shteti, por të dështojë Vetëvendosja, bashkë me shtetin, në mënyrë që me ardh këta mbasandaj”, tha ai për Front Online.

 Deputeti i AAK: LVV-ja le të shkojë ku të dojë, por Kosovën e kemi me borxh me ruajt

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha thotë se është e dhimbshme ta shoh shtetin duke dështuar.

Ai thotë se nuk e duan rrëzimin e qeverisë për ta marrë pushtetin, por se e kanë borxh me ruajt vendin.

“Është e dhimbshme me pa shtetin duke shku teposhtë, domethënë dëmet që janë duke i bërë, prishja e raporteve me Amerikën, me bashkësinë ndërkombëtare, pastaj injorimi i veteranëve, pastaj sanksionet, ne kemi dashur me ndalë këtë trend, ne nuk dëshirojmë me shfry barkun në qeveri, nuk është luftë që ne po dëshirojmë me marrë pozicione apo me ia marrë pushtetin, ne po dëshirojmë me shpëtu vendin njëherë, Vetëvendosja le të shkojë ku të dojë, por Kosovën e kemi me borxh me rujt”, tha Bekë Berisha për Front Online.

 

Komento: