Deputeti i AAK-së akuza të rënda për Rexhep Selimin, dyshon se i ka dhënë informata Gjykates Speciale kundër Ramushit Haradinajt

22:07 | 12 August 2019

Akuza të rënda nga AAK – dyshojnë që Rexhep Selimi i ka dhënë informata Gjykates Speciale kundër Ramushit Haradinajt.

Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK’së, Shkumbin Demaliaj, ka shpërthyer me akuza në një shkrim në Facebook ndaj homologut të tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Selimi në emisionin Frontal kishte kritikuar vendimin e Ramush Haradinaj për të u mbrojtur në heshtje në Gjykatën Speciale në Hagë. Ai kishte thënë se në heshtje nuk mbrohet lufta e UÇK’së.

“Gjeneral Manekeni i luftës qenka kthy në ekspert të drejtësisë..!!”, ka shkruar Demaliaj.

“Tash po dëshiron me e mësuar Ramushin qysh me u sjellur në të drejtën e vet në gjykatë..!!”

Demaliaj tutje ka akuzuar Selimin se nuk e ka mbrojtur fare luftën e UÇK’së, duke thënë se “nuk ia ka ndi për atë punë”.

“Bile paske mbrri në pozitën e prokurorit që me vlerësu fajësinë e Ramushit..!! Populli i Kosovës e ka vlerësu më së miri dhe e din pafajësinë e Haradinajt që nga procesi i parë i ICTY-së në Hagë..!! I dyti dhe tani do të triumfoj..!!”, ka shkruar tutje deputeti i AAK’së.

Tutje Demaliaj ka akuzuar rëndë Selimin duke thënë se mos ka bërë ai ndonjë fabrikim kudnër Haradinajt në Gjykatën Speciale.

“Haradinajt shumë të kanë besuar (Ramushi e Dauti), por ti ua ke kthy shumë rrastë..!!”

Pastaj Demaliaj ka përdorur një fjalor të ndytë për votuesit e Rexhep Selimit.

“Ti pshu……a votat që i merr..!! Marre..!!”

Por për këtë kërkoi falje menjëherë.

“Me falni miç për këtë fjalën e fundit por nga mllefi i paftyrësisë së Rexhës ndaj shokëve të luftës e kam..!!”

Komento: