Koalicionet janë tema më e përfolur këto ditë.
Deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi, e Xhelal Sveçla i Vetëvendosjes diskutuan edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Ishte Ahmet Isufi, nënkryetar në AAK që i pari filloi të komentonte koalicionin e shumë përfolur në mes të Vetëvendosjes e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas tij këto nuk janë parimet për të cilat flet VV-ja.
“Transformimet politike që janë ka ndodhin që njerëzit nga një pozicion po kalojnë në tjetrin. Të flasësh për moral politik duhet të bazohesh në veprimet e etua, nuk e besoj që kanë mundësi të bijnë kaq poshtë, unë nuk po mund të besoj që të ofendosh e të bish kaq poshtë e në fund të bëjnë thirrje për koalicion. E dimë çka ka ndodhë janë bo vija të kuqe, janë fshi ato vija. Mund të them se duhet pasur kujdes, vetëm ju kisha thënë se kur janë parimet në pyetje, atëherë nuk duhet shikuar me masa të ngushta politike se e dëmton edhe politikën tënde”, tha ai.
“Duhet mos me bo kalkulime të ulëta politike sepse vjen nesër rasti në skenën politike e qysh ta shajmë”, shtoi ai, derisa tha se partia e tij ende nuk i ka bërë ndonjë ftesë dikujt për koalicion, pasi që thotë se janë të bindur se do të dalin të parët.
“Ne nuk kemi bërë ndonjë ofertë për zgjedhje sepse jemi të bindur se do të dalim të parët”, shtoi Isufi.
Deputeti Sveçla në anën tjetër po thotë se kanë bashkëpunuar me LDK-në si dy subjekte opozitare, e që për të njejtën kanë dërguar edhe një ftesë për koalicion, por, që ende nuk kanë marrë përgjigje.
“Ne si VV kemi bashkëpunuar me LDK si dy subjekte opozitare, ne po tentojmë që të kemi një bashkëpunim me ta sepse ne mendojmë që situata është aq e rëndë sa duhet të ketë ndryshim në këtë vend. Kërkesa jonë është që të bëhemi bashkë në mënyrë që këtë ndryshim ta bëjmë sa më të madh. Përfshi edhe idenë që me shkru edhe te ndryshimet kushtetuese që janë jashtëzakonisht të nevojshme”, tha deputetie që sipas tij edhe nëse koalicioni ndodh, posti i kryeministrit do t’i mbetet Albin Kurtit.
“Albin Kurti është garant i ndryshimit të kësaj situate, është lideri më i votuar me zero dyshime për skandale dhe ne jemi të bindur që VV është subjekti më i madh në Kosovë këta po e thotë edhe terreni edhe sondazhet. Nëse jo atëherë shkojmë secili ndamas në zgjedhje. Po ne kemi bërë ofertë LDK-së të kemi një koalicion parazgjedhor me ta. Ne ende nuk kemi përgjigje, nëse nuk i përgjigjen pozitivisht do të shkojmë ndamas dhe bisedojmë prap pas zgjedhjeve”, shtoi ai.
Ahmeti në anën tjetër tha se tashmë edhe Kadri Veseli është i bindur me sukeset e Haradinajt.
“Haradinaj tregoi fuqinë e një lideri që merr vendime që mund të jenë edhe në kundërshtim me partnerin por që janë të rëndësishme për Kosovën. Gjithë filluan të tërhiqen i vetmi Haradinaj mbeti stoik. Serbisë iu tregua vendi që këtu ka një shtet që funksionon”, shtoi ai.