Deputeti i AAK-së ‘godet’ Vetëvendosjen: Kosova nuk është Kore Veriore e as Iran

14:59 | 07 Qershor 2020

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Gazmend Syla, ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Syla ka thënë se qeveria nuk është parti politike e as pronë e kryeministrit dhe se qëndrimi e votimi ndryshe përbën vlerë të demokracisë.

Ai shtoi se VV është aty ku është sot pikërisht për shkak të qasjes së tyre.

Ja reagimi i plotë:

Veç disa njerëz nga LVV kujtojnë se qeveria është një parti politike dhe ajo është pronë e kryeministrit.

Ata nuk arrijnë ta kuptojnë se qëndrimi dhe votimi ndryshe është vlerë e demokracisë.

Atyre nuk u bjen tamam asnjë vendim e asnjë votim, nëse nuk është i tyre. Prandaj janë aty ku janë.
Kosova nuk është as Kore Veriore e as Iran.

Komento: