Deputeti i AAK-së kërkon që të ndahen nga 100 euro për çdo qytetar

14:14 | 28 Dhjetor 2020

Deputeti i AAK-së kërkon që të ndahen nga 100 euro për çdo qytetar.

Gazmend Abrashi ka thënë se kërkuar që në buxhet të përfshihen edhe shpërndarja nga 100 euro për qytetarët.

Abrashi thotë se mënyra më e lehtë e shpërndarjes së mjeteve është duke u bazuar në numrin e anëtarëve të familjes.

“Kjo do të jetë ndihmë direkte gjithëpërfshirëse bazuar në numrin e anëtarëve të familjes. Kjo mënyrë e shpërndarjes së mjeteve do të jetë e lehtë”, ka theksuar ai.

Shpërndarja sipas tij, do të bëhet përmes Komunave. Abrashi ka thënë se AAK-ja mbështet miratimin e projektbuxhetit.

Komento: