Deputeti i AAK-së: Kurti krijoi situatë artificiale në veri, rrezikon ta kthej rezolutën 1244

17:57 | 19 Korrik 2023
deputeti-i-aak-se:-kurti-krijoi-situate-artificiale-ne-veri,-rrezikon-ta-kthej-rezoluten-1244


Situatën e krijuar në veri të vendit, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha po e sheh si situatë artificiale të krijuar nga kryeministri Kurti.

Deputeti Berisha në një intervistë për Front Online thotë se këto veprime Kurti i ka bërë pasi që kanë dështuar në qeverisje.

Ai thotë se veprimet e tij lidhur me veriun, u bënë për ta rritur adrenalinën kombëtare.

“E para situata në veri ka qenë e krijuar artificialisht prej kryeministrit Kurti. Ky i ka  bërë disa veprime në emër të sovranitetit pasi ka dështu në planin ekonomik edhe të udhëheqjes së qeverisë, ka marrë disa hapa për me rrit adrenalinën kombëtare domethënë të Bashkimit Kombëtarë dhe të ushtrimit të sovranitetit”, tha ai për Front Online.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha thotë se në veri rrezikohet rikthimi i rezolutës 1244.

Sipas tij, e gjitha kjo është bërë nga Kurti për të rritur sondazhet.

“Çfarë ka ndodh, sondazhet janë rrit mirëpo ne nuk kemi asnjë pikë sovranitet në atë vend, rrezikohet të kthehet rezoluta 1244 dhe ne mos të kemi as prezencë policore, dhe këtu ka çuar ujë në mulli armikut, domethënë me popullizëm, sondazhet i ka ngrit, por tani po del që janë tërheq pa sovranitet, pa kurrgjë tjetër, e ka pranu që në zgjedhje duhet me shku prapë dhe tani jemi në situatën reale të tërhequr, nuk ka të bëjë këtu me 25% apo 30%, por do të thotë me një dështim total të këtij operacioni që ka qenë popullist”, deklaroi ai për Front Online.

Komento: