Deputeti i AAK-së –Kurtit: Nëse jo me Shqipërinë, me kë dëshiron Bashkimin Kombëtar?

08:24 | 20 July 2023
deputeti-i-aak-se-–kurtit:-nese-jo-me-shqiperine,-me-ke-deshiron-bashkimin-kombetar?


Përgjigjja negative për takimin e Kurtit ndaj ftesës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, dhe ftohja e raporteve, po konsiderohet si mashtrim.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, thotë se këtë mashtrim Kurti e bëri duke u thirrur në vazhdimësi në Bashkim Kombëtar.

Ai në një intervistë për Front Online ka pyetur se me kë dëshiron të bëjë bashkim kombëtar kryeministri Kurti, nëse jo me Shqipërinë?

“Shqipëria për neve është Shqipëri, është vendi amë, kjo tregon mashtrimin e Albin Kurtit. Ky është thirr shumë për bashkim kombëtar, e ndërsa në emër të bashkimit kombëtarë ne nuk kemi raporte me Shqipërinë. Është mirë me shpjegu se me kënd e ka mendu bashkimin kombëtar, nëse jo me Shqipërinë. Me kënd tjetër dëshiron më bë bashkimin kombëtar”.

Ai pyet se me kënd tjetër dëshiron Kurti me bë Bashkimin Kombëtar.

“Unë e di e kam të qartë, e di nuk i bjen andej hiq, ajo është vetëm propagandë, mirëpo popullit, atyre që kanë besu, atyre entuziastëve është mirë me ju tregu. Nëse nuk raporte me Shqipërinë, me vendin amë, atëherë me kënd donë më bë bashkimin kombëtar”, deklaroi ai për Front Online.

Komento: