Demaliaj thotë se LDK pati frikë t’i hyjë garës me burra, e nominoi Vjosën për kryeministre
Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj ka reaguar pas vendimit të LDK-së, që Vjosa Osmani të jetë kandidate për kryeministre.
Demaliaj në një shkrim në Facebook, ka ironizuar me kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre të Kosovës, duke thënë se LDK, ia ka bërë garën më të lehtë ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
“Kandidatura për kryeministra të ardhshëm u kënaqem. LDK nuk pati asnjë burrë që mund t’i hyj garës për kryeministër. Doli një grua (Znj. Vjosa Osmani. Nuk mbahet mend asnjë vendim i saj ndonjëherë në këtë vend, përpos që u rrit si emër brenda një pjese të LDK-së kur kundërshtoj dhe nuk votoi Hashim Thaçin për president dhe ishte në kundërshtim me partinë e saj LDK. Nëse dikush di ndonjë vendim tjetër të saj kam dëshirë me e ditur. Bravo Vjosa, faleminderit që na e ke bërë garën më të lehtë neve Aleancës”, ka shkruar Demaliaj.
LDK në mbledhjen e sotme të kryesisë ka vendosur që Vjosa Osmani të jetë kandidate për kryeministre.