
Demaliaj ka thënë se nuk mund ta besojë që Kurti do ta heqë taksën.
Deputeti i AAK’së, Shumbin Demaliaj, ka thënë se nuk po mund ta besoj që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta heqë taksën.
“Unë mendoja se Albini do ta vendosë taksën 200% me Serbinë, e jo ta largojë fare atë”, thotë ai.
“Nuk po mund ta besoj që Albini e largon taksën. Ende mendoj se është provokim. Nëse ai vendos ta lirojë Serbinë nga taksa, dhe të lejojë miliardat e Serbisë të futen në Kosovë atëherë me të vërtetë mendoj se ai bëhet një tradhtar”
Ai tregoi se çfarë do të bëjë opozita për këtë.
“Ne do të marrim hapa në Kuvend. Aty e bëjmë opozitën tonë. Besoj që taksa nuk duhet të hiqet, mbetet të shihet”.