Deputeti i AAK-së: Qeveria ‘Kurti’ të ikë sa më shpejtë, ka bërë dëme të mëdha për Kosovën

10:38 | 08 Shtator 2023
deputeti-i-aak-se:-qeveria-‘kurti’-te-ike-sa-me-shpejte,-ka-bere-deme-te-medha-per-kosoven


Qeverisjen e deritanishme të Qeverisë ‘Kurti’ e ka kritikuar ashpër deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj.

Ai për Front Online ka thënë se pushteti aktual duhet të shkojë sa më shpejtë në shtëpi.

Sipas Dreshajt, Qeveria e Kurtit po e ulë sovranitetin e vendit.

“Qeverisja Kurti është me një mendësi të majtë jo në planin social por në planin e menaxhimit një diktaturë e mirëfilltë politike në vend që bënë hapa të gabuar dhe pastaj s’postohet pas duke e ulë sovranitetit dhe ekzekutivin e vendit. Kjo qeverisje e meriton që sa më shpejt të ikë prej vendit të lëshojë rrugë se ka bërë dëme të mëdha sidomos në segmentin ndërkombëtarë por erdhe vendor”, theksoi Dreshaj.

Deputeti i AAK-së ka thënë për kryeministrin se është për t’u brengosur dëmet që i ka shkaktuar.

Ai thotë se jo vetëm me ndërkombëtarët por edhe me Shqipërinë na ka futur në konflikt.

“Për këto vite në aspektin ndërkombëtar çfarë ka bërë Kurti është për t’u brengosur se kushdo që vjen në pushtet edhe VV do të ketë punë qe t’i riparojë dëmet që i ka bërë vendit. Ne kemi edhe një konflikt të hapur me Shqipërinë, ne nuk na ka lënë rrugë ka të shkojmë na ka mbet bota e tretë ose shtetet e Afrikës”, u shpreh ai.  

Komento: