Deputeti i AAK-së: Shkak i ikjes së infermierëve janë kushtet e punës dhe pagat e ulëta

09:08 | 20 Shtator 2024
dreshaj:-s’ka-asnje-iniciative-nga-qeveria-per-permiresimin-e-kushteve per-mjeket


Shemsedin Dreshaj, deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, nënvizoi se trendi i largimit të infermierëve ende po vazhdon.

Sipas Dreshajt, shkaqet kryesore janë kushtet e punës dhe pagat e ulëta.

Ai theksoi se “nuk ka asnjë iniciativë nga Qeveria për përmirësimin e kushteve të punës për mjekët”, duke e përshkruar këtë si një faktor kryesor që kontribuon në këtë fenomen.

“Trendi i ikjes së infermiereve vazhdon ndërsa shkaqet kryesore të ikjes janë kushtet e punës dhe pagesa sepse “S’ka asnjë iniciativë nga Qeveria për përmirësimin e kushteve për punësim për mjekët”, tha Dreshaj.

Përndryshe, të martën Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqene Sociale dhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka pritur në takim një delegacion nga Komisioni i Punës dhe Çështjeve Sociale nga Parlamenti Gjerman.

Largimi i infermierëve dhe mjekëve në shtetet e BE-së, sidomos në Gjermani, ishte çështje diskutimi mes dy delegacioneve./FrontOnline/

Komento: