Deputeti i koalicionit qeverisës VV-GUXO, Ekrem Mustafa, ka folur për FrontOnline, rreth mundësisë së kthimit të një pjese të GUXO në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ai thotë se nuk ka asgjë konkrete për këtë gjë, por që thotë se një pjesë nga subjekti politik ‘’GUXO’’ edhe mund të kthehen në LDK.
‘’Këto ditë gjithçka po qarkullon nepër media. Ne e dijmë se është kohë fushate, lloj-lloj dezinformate. Nuk ka asgjë konkrete. Ne e kemi partinë, për lista vendos këshilli, nuk vendosin individët, mirë po është çështje edhe e anëtarësisë edhe aktivistëve se ku dojnë me qëndru. Ka një pjesë që mund të kthehen në LDK, nuk përjashtohet mundësia, disa të tjerë po e llogarisin edhe si shkrije të GUXO në VV’’ thotë ai.
Mustafa thotë se kanë oferta edhe nga LDK por edhe nga PDK, e po ashtu thotë se e përkrahin kauzën e Presidentes Vjosa Osmani
‘’Për momentin nuk ka asgjë, ka oferta nga LDK, nga PDK dhe secila parti e ka qëllimin me afrua pranë vetës sa më shumë njerëz. Vjosa është Presidente, aktivisht nuk është në politikë, ne e përkrahim kauzën e saj, por ajo sot e ka një pozicion dhe nuk besoj se Vjosa Osmani bën thirrje me kalu në LDK’’ tha deputeti Mustafa për FrontOnline