Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga kolegët e tij që të votojnë ligjin për sponsorizimin e sportit artit dhe kulturës.
Ai ka treguar që në dy ditët e fundit ka pranuar reagime të shumta nga klubet sportive dhe se ju ka premtuar mbështetje.
Më poshtë e gjeni postimin e plotë të Daut Haradinajt:
“Kosova e meriton ta ketë të votuar ligjin për sponsorizimin e sportit artit dhe kulturës, prandaj ju bëj thirrje kolegëve të mi pa dallim partie që ta kalojmë këtë ligj pasi që herët a vonë do të kalojë.
Sot dhe dje kam pranuar reagime të shumta nga klubet sportive dhe ju kam premtuar mbështetje të pa rezervë.”, kishte shkruar ai.