Deputeti i LDK-së mesazh simpatizantëve të LVV-së: Pa merak, nuk e votoj mocionin

13:19 | 25 Mars 2020

Po vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Deputeti i LDK-së Fatmir Rexhepi është deklaruar kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë.

Pas një inciative të simpatizantëve të LVV-së, për t’iu dërguar mesazh deputetëve të LDK-së për të mos u bërë pjesë e PLAN-it.

Rexhepi ishte ai që ua ktheu mesazhin duke thënë se “Pa merak, nuk jam pjesë e mocionit”.

Komento: