
Haxhi Avdyli thotë se Skënder Hyseni po bën dialog për interesa të Serbisë.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka deklaruar se koordinatori i shtetit për dialogun, Skënder Hyseni është duke bërë dialog për interesa të shtetit serb.
Avdyli në Facebook ka thënë se të gjitha pikat e diskutimit në dialog janë 100 për-qind interesa të Serbisë, si dhe tmerrësisht të dëmshme për shtetin e Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Kthimi i Serbëve të zhvendosur, kthimi pronave për Serbinë, eksterritorialitet për kishën Serbe, kthimi i tregut për Serbinë dhe asociacioni me kompetenca ekzekutive me shtet brenda shtetit të Kosovës e shumëçka që vetëm ëndërr do kishte parë Millosheviqi”.
“Dhe ironia më e madhe dhe poshtërimi që i bëhet Kosovës është hapet DEBATI për njohje reciproke.
Hysenit e Lajqakut duhet tregu që debat për njohje kemi pasur 20 vjet, dhe ky debat mundet me zgjat edhe 50 vjet tjera. Në Bruksel po përgatitet zhbërja e shtetit të Kosovës dhe hapja e debatit a me na njoh atë shtet të dështuar Serbia a po jo”.