Deputeti i LDK-së thirrje Mustafës e Kurtit: Nënshkruajeni sot marrëveshjen – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Deputeti i LDK-së thirrje Mustafës e Kurtit: Nënshkruajeni sot marrëveshjen

12:47 | 25 Dhjetor 2019

Vetëvendosje dhe LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i ka bërë thirrje kryetarit të tij, Isa Mustafa, dhe atij të Vetëvendosjes, Albin Kurti, që të nënshkruajnë sot koalicionin.

Avdyli ka shkruar në Facebook se në momentin kur kanë mbetur 24 orë para konstituimit të Kuvendit, është momenti që kryetari i LDK-së e VV-së të mendojnë si qytetarë të Kosovës me shumë halle e kërkesa e më pak si kryetar të partive.

Tutje, ai shprehet se është koha që të nënshkruhet marrëveshja e shumë pritur nga qytetart.

“Koha është sot që Isa Mustafa ,Vjosa Osmani e Albin Kurti të nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur nga qytetarët sepse zhgënjimi qytetar i nesërm mund ti hakmerret dy palëve por edhe vendin e vendos në rrugë pa krye. Nesër mund të kemi koalicion me fitues të besimit qytetar ose fërkim duarsh të humbësave të zgjedhjeve të 6 tetorit që veq në ujëra të turbullta mbijetojnë politikisht”, ka thënë ai.

Ja postimi i tij i plotë në Facebook:

Në momentin kur jemi 24 orë para konstituimit të Kuvendit, është momenti që kryetari i LDK-së e VV-s më shumë të mendojnë si qytetar i Kosovës me shumë halle e kërkesa e më pak si kryetar partish.

Më shumë të takohen me punëtorë të sektorit privat, me arsimtarë e studentë, me mjekë e pacientë , me bujqë e biznesmenë e më pak të dëgjojnë jurishnikët partiakë, militantë, servil e karrierista që më shumë kanë hallin e vetes e klanit se sa hallin e shtetit.

Guri në rrugën e koalicionit mund të hiqet nëse behemi bashkë për ta larguar e nga ai gur të ndërtojmë Ura mirëbesesimi e bashkëpunimi afatgjatë. Sepse ai guri (posti i Presidentit) mbetet vetëm një mjet për të larguar malin e gurëve e shkëmbinjëve të keqqeverisjes së kaluar e fushave të minuara nga ata.

Koha është sot që Isa Mustafa, Vjosa Osmani e Albin Kurti të nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur nga qytetarët sepse zhgënjimi qytetar i nesërm mund ti hakmerret dy palëve por edhe vendin e vendos në rrugë pa krye. Nesër mund të kemi koalicion me fitues të besimit qytetar ose fërkim duarsh të humbësave të zgjedhjeve të 6 tetorit që veq në ujëra të turbullta mbijetojnë politikisht.

Komento: