Ismet Beqiri, Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, po deklaron se partia e tij është e interesuar që ta rrëzojnë Qeverinë e tanishme.
“Nuk do ta linim asnjë minutë po t’i kishim numrat. Jemi afër tash. Seriozisht e kemi pasë nga fillimi. Qe një vjet nuk kanë shkrepur gjërat. Këtij koalicioni jetën ia ka zgjatë votimet nga PSD-së dhe deputetët e tyre përkundër mungesës së Listës Serbe. Tash ka filluar të piqet bindja – edhe pse ia kanë bërë argatin – që tash është koha”, ka thënë Beqiri, njofton Klan Kosova.Beqiri duke folur në Zona B për thirrjen e mocionit, ka thënë se vjeshta e këtij viti është periudha kur vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
“Këta kanë sharruar thellë në gabime të mëdha. PSD ka 12 deputetë dhe nuk mund të injorohet tash. Kushdo që i bashkëngjitet mocionit të gjithë 120 deputetët janë të barabartë. Mendoj që vjeshta, shtatori-tetori është koha optimale kur vendi do të duhej të shkojë në zgjedhje dhe të ndërpritet kjo formë e qeverisjes. S’kam parë situatë më interesante, edhe i kanë edhe s’i kanë numrat, edhe rrëzohen edhe çohen”.Në takimin e sotëm që ka pasë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me një delegacionin franko-gjerman, janë rikonfirmuar qëndrimet e mëhershme, sikur për çështjen e idesë së korrigjimit të kufirit.
“Qëndrimi i tyre mbetet – sikur që ne themi në LDK – është rrugëzgjidhja më e mirë e problemeve. Mustafa ka thënë se jemi për dialog, poashtu jemi për dialog të pakushtëzuar. Taksa është shndërruar në një problem, edhe pse e dimë se Serbia meriton shumë kësi taksa. Ne mendojmë se u pezullua apo u hoq taksa, e para zgjidhje është të hiqet Qeveria. Nuk na bën përshtypje heqja e taksës. Kryetari i LDK-së ka thënë se nuk bëhemi pjesë e ekipit negociator. Është ekip surrogat i panevojshëm”.
“Është mëse e qartë se LDK është faktori kyç, është subjekti kryesor politik në vend. Për një kohë të gjatë jemi subjekti i parë politik. Nuk kalon asnjë marrëveshje pa rolin kyç të LDK-së. Nuk kemi thënë asnjë herë që nëse vjen ndonjë marrëveshje që nuk i dëmton interesat e vendit për LDK-në do të ishte e pranueshme.