Deputeti i Listës “Guxo”: Jam për mbrojtje të familjes, do të votoj kundër Kodit Civil

13:36 | 16 Shtator 2023
deputeti-i-listes-“guxo”:-jam-per-mbrojtje-te-familjes,-do-te-votoj-kunder-kodit-civil


Deputeti i Listës Guxo, Ekrem Mustafa parti kjo e cila është në bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje ka thënë se prapë do të votoj kundër Kodit Civil.

Kjo, pasi që siç thotë ai, është për mbrojtje të familjes.

“Sa i përket Kodit Civil unë e kam një vendim personal të cilin vendim do ta mbroj ndoshta deri në fund. Kërkesa jonë ka qenë tek neni 1138 pika 2 dhe 4. Unë jam që ta mbrojmë familjen, ta respektojmë traditën tonë tradicionale që e kemi pas familjen dhe për këtë arsye do të jem prapë kundër”, ka deklaruar Mustafa.

Kur, është pyetur se a e kanë parë projektligjin e ri dhe nëse po a ka pësuar ndryshime, ai ka dhënë këtë përgjigje.

“Akoma tek deputetët nuk ka ardh projektligji i Kodit Civil, nuk e kemi pa, tash ta shohim sesionin vjeshtor”, ka shtuar deputeti.

Komento: