Deputeti i Listës Serbe, Simiq viziton protestuesit serb në Bërnjak

09:14 | 02 October 2021

Në veri sot pritet të ketë largim të barrikadave.

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ka shkuar për t’i vizituar protestuesit serbë të cilët janë në Bërnjak.

Simiq edhe ditëve të tjera ka qenë për t’i vizituar protestuesit.
Nga ora 08:00 e mëngjesit të ditës së sotme ka hyrë në fuqi marrëveshja për targat e cila ishte arritur në Bruksel më 30 shtator.

Sipas të cilës nga Bërnjaku dhe Jarinja duhet të largohen protestuesit serbë dhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës, që janë duke qëndruar atje për të 13-ën ditë me radhë.

Marrëveshja u arrit në mes dy delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë për dialogun nën ndërmjetësimin e emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Komento: