Deputeti i LVV-së: Institucionet duhet t’i promovojnë produktevet kosovare në tregun amerikan

11:17 | 26 Maj 2024
deputeti-i-lvv-se:-institucionet-duhet-t’i-promovojne-produktevet-kosovare-ne-tregun-amerikan


Gramos Agusholli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, thotë se ka shumë faktorë që mund të kenë ndikuar në rënien e eksporteve nga Kosova në Amerikë. Njëra nga arsyet sipas tij mund të jetë ndryshimi i kërkesës së tregut për produkteve specifike, pastaj konkurrenca e madhe nga vendet e tjera si: India, Pakistani, Bangladeshi ku fuqia punëtore është shumë më e lirë.

“Unë konsideroj se edhe sfidat me çmimet e importit si dhe sfidat logjistike me transport drejt Amerikës mund të jenë problem i madh për prodhuesit tanë. Unë kam informacionin se për shkak të këtyre arsyeve, disa prej prodhuesve tanë më të madhej kanë humbur kontratat me kompanitë amerikane” ka thënë ai.

Më tutje sipas tij, ndryshimet e politikave tregtare ose politikës në përgjithësi kanë ndikim në këtë punë.

Agusholli thotë se SHBA dhe Kosova kanë marrëdhënie të qëndrueshme diplomatike dhe ky është një faktor i cili ndikon për të mirë në këtë fushë.

“Pajtohem që institucionet tona duhet të bëjnë më shumë, duke përkrahur prodhuesin vendor me subvencione si dhe në pajisje moderne, të ndihmojnë në logjistiken e prodhuesve duke ju garantuar atyre diversifikim të tregtisë të ju ndihmoj në kërkimin dhe adresimin e kërkesave të tregjeve të reja. Institucionet duhet të rregullojnë marrëveshjet tregtare dhe të marrin iniciativa për zhvillimin e bizneseve duke ju ndihmuar në promovimin e produkteve në tregun amerikan” ka thënë ai.

Komento: