Deputeti i Nismës tregon se kur filluan vështirësitë për Qeverinë Haradinaj

22:29 | 04 July 2019

Bilall Sherifi ka folur edhe njëherë për problemet e Qeverisë Haradinaj.

Deputeti i Nismës SocialDemokrate, Bilall Sherifi tha se qeveria Haradinaj, që nga fillimi i saj ka pasur vështirësitë e saj, duke filluar që nga problemi i mungesës së votave në Kuvendin e Kosovës.

“Që nga fillimi (qeveria) i ka pasur vështirësitë e veta, në numra vazhdimisht kemi pasur vështirësi në Parlament. Në një anë qeveria ka arritur që ta marrë mandatin, ndërsa opozitës i duhen vetëm 61 vota” tha Sherifi.

Ai gjithashtu tha se për tejkalimin e këtyre vështirësive ka pasur takime të ndryshme të udhëheqësve të koalicionit.

“Tani me kalimin e kohës, vërehet se fillimet në fillimit e veta ka pasur energji të madhe. Ka pasur vështirësi brenda partnerëve të koalicionit, por me takime të herë pas hershme e jo të rregullta, kanë arritur t’i tejkalojnë e të marrin vendimet për të ecur përpara. Ka pasur vështirësi në tema të caktuara” shtoi Sherifi.

Ndërsa i pyetur për influencën e bizneseve në politikat e qeverisë së Kosovës, ai tha se është normale që bizneset të lobojnë, por duhet deri aty ku nuk dëmtohen interesat e qytetarëve.

“Ne po hyjmë në një fazë ky lobimet kanë rëndësi të madhe, si kanë rëndësi në çdo vend të botës. Bizneset kanë lobim në çdo vend, por deri aty ku nuk rrezikohen interesat e qytetarëve” tha Sherifi.

Komento: