Deputeti i Parlamentit Evropian: Shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën duhet ta ndjekin shembullin e Izraelit

12:38 | 11 Shtator 2022

Mandl: Shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën duhet ta ndjekin shembullin e Izraelit.

Deputeti i Parlamentit Evropian Lukas Mandl, ka thënë se shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën duhet ta ndjekin shembullin e Izraelit.

Mandl tha se njohja e Izraelit është një nga vendimet më të vlefshme gjeopolitike të viteve të fundit.

“Vite më parë, vizita në Ambasadën e Kosovës në Izrael do të ishte e paimagjinueshme. Sepse nuk kishte asnjë. Pastaj Izraeli e njohu Republikën e Kosovës me shumë urtësi dhe largpamësi. Në një botë plot konfuzion, ky ishte dhe është një nga vendimet më të vlefshme gjeopolitike të viteve të fundit. Me kënaqësi kam biseduar me Ines Demirin në Ambasadën e Kosovës në Jerusalem për çështjet aktuale. Pakica e vogël e shteteve anëtare që ende nuk e njohin Kosovën duhet të ndjekin së shpejti Izraelin”- tha Mandl.

Komento: