Deputeti i PDK-së flet për përfshirjen e presidentit Thaçi në dialog – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Deputeti i PDK-së flet për përfshirjen e presidentit Thaçi në dialog

08:39 | 11 Dhjetor 2018

Përfshirjen e presidentit Hashim Thaçi në dialog duhet të shihet si avantazh për vendin.

Kështu ka thënë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti, duke bërë me dije se ky subjekt politik e përkrah një platformë nga e cila del një ekip i përbashkët për dialogun me Serbinë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se e mirëpret gatishmërinë e PSD-së për dialogun, por ka theksuar se çdo tendencë për ta penguar rolin kushtetues të secilit, qoftë edhe të presidentit të vendit, do të dështojë.

Pajaziti ka thënë se përfshirja e presidentit me përgjegjësit e tij kushtetuese që ka duhet parë si avantazh për Kosovën, e jo të luftohet.

Sipas tij, presidenti Thaçi është një prej protagonistëve kryesor në të gjitha proceset që ka kaluar Kosova.

“Nëse dikush kalkulon me përjashtime ose me tendencën që nëpërmjet këtij procesi ta përjashtojë dikë, PDK-ja nuk është pro kësaj. PDK-ja është për përfshirjen e të gjithëve në vendimmarrje”, ka thënë Pajaziti.

Komento: