Deputeti i PDK-së i servilizohet Thaçit, tenton ta shpëtojë nga pyetjet e komisioni hetimor

16:30 | 26 Prill 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci po intervistohet sot nga Komisioni Hetimor Parlamentar për depërtimin e gjashtë shtetasve turq.

Anëtari i Komisionit Hetimor për deportimin e gylenistëve, Hajdar Beqa i PDK-së, ka kërkuar të lirohet presidenti Hashim Thaçi, akoma pa raportuar para Komisionit.

Beqa ka akuzuar anëtarët e Komisionit nga opozita, duke hyrë në temën e luftës, ndërsa për presidentin Thaçi ka thënë se duhet të respektohet, e së këndejmi edhe të lirohet nga mbledhja e sotme.

“Presidenti të na lirojë, Komisioni t’i drejtohet Komisionit Ligjor të Kuvendit, ose Komisionit për Legjislacion për interpretim”, është shprehur deputeti i PDK-së.

Deri tash Thaçi nuk është përgjigjur në asnjë pyetje të komisionit, ndërsa ai, bashkë me deputetin e LDK-së, Anton Qunin, ka hapur temën e luftës në Komision.

Komento: