Deputeti i PDK-së: Me Qeverinë “Kurti” s’ka zbritje të çmimit të rrymës

09:38 | 27 October 2024
deputeti-i-pdk-se:-me-qeverine-“kurti”-s’ka-zbritje-te-cmimit-te-rrymes


Ferat Shala, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, kritikoi Qeverinë për shtrenjtimin e   tarifave të energjisë elektrike në Kosovë, duke theksuar se variacionet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare nuk justifikojnë rritjen prej 130% që ka vendosur qeveria.

‘’Është e vërtete e madhe që variacionet e çmimeve në tregun e brendshëm dhe të jashtëm kanë ndryshuar nga periudha në periudhë por nuk ka ndryshuar tarifa e energjisë elektrike që qeveria e ka marrë vendim brenda mandatit të vet 4 vjeçar ta ngrisë deri në 130% ‘’, tha Shala për FrontOnline.

Ai theksoi se kjo rritje ka dëmtuar qytetarët dhe konsumatorët dhe shprehu dyshime se qeveria do të reflektojë në politikat e saj energjetike për të ulur çmimet.

‘’ Pra në këtë relacion ngritja ka qenë jo e bazuar mbi bazën e argumentit dhe çmimeve të tregut dhe në këtë rast është dëmtuar secili qytetar ose secili konsumator.

Nuk pres ulje të çmimit të  energjisë elektrike sepse  nuk pres që kjo qeveri të reflektojë sa i përket politikave në sektorin e energjisë ‘’, përfundoi Shala.

 

Komento: