Deputeti i PDK-së nervozohet dhe lëshon sallën e Kuvendit: “Hiqma mëditjen lirisht”

11:16 | 08 November 2022

“Hiqma mëditjen lirisht”, deputeti i PDK’së nervozohet dhe lëshon sallën e Kuvendit.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, e ka lëshuar sallën e Kuvendit, derisa në seancë po diskutohej për masat emergjente për energjinë, raporton Express.

Berisha ka thënë se s’do të jetë pjesë e kësaj seancë ku flitet për energji, e jo për situatën e sigurisë në vend.

Ai i ka kërkuar Kryeparlamentarit Glauk Konjufca që t’ia heq mëditjen.

“Keni thirr seancë për energjinë dhe po fyen inteligjencën e gjithë deputetëve dhe popullit shqiptar në Kosovë dhe po doni me prezantu situatën si të qetë e të mirë dhe kurgjë s’po ndodh…Unë z.kryetar sdo të jem pjesë e kësaj séance. Heqma mëditjen lirisht”, ka thënë Berisha.

Komento: