Deputeti i PDK-së për faturat e larta të energjisë elektrike: Mashtrim i madh i kësaj qeverie

17:18 | 28 Dhjetor 2023
deputeti-i-pdk-se-per-faturat-e-larta-te-energjise-elektrike:-mashtrim-i-madh-i-kesaj-qeverie


Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala thotë për Front Online se një gjë e tillë sa i përket faturave të larta ka qenë e pritshme.

Dhe, krejt kjo sipas tij pasi edhe vitin e kaluar edhe në mars të këtij viti ka pasur shtrenjtim të energjisë elektrike.

Sipas Shalës, rritja e çmimit e cila ka pasuar me rritje të çmimit në faturat e muajit dhjetor është barrë për ekonomitë familjare.

“Mashtrimi i madh i kësaj qeverie ka ndodhë që ka pas ndërhyrje në rregullatorë dhe politikisht kanë ndërhyrë edhe në fazën e parë ka subvencionuar që të mos vërehet çështja e ngritjes kaq e lartë e faturave. Pastaj, këtë vit nuk kemi më subvencionim të Qeverisë dhe praktikisht kemi një shkallë të lartë të rritjes së çmimit e në këtë relacion edhe të rritjes së konsumit i cili tashmë praktikisht është barrë e ekonomive familjare”, ka deklaruar Shala për Front Online.

Komento: