Deputeti i PDK-së për mos pjesëmarrjen e pushtetit në seancat e jashtëzakonshme: Lëshim i papranueshëm ndaj detyrës përfaqësuese

19:08 | 17 October 2024
deputeti-i-pdk-se-per-mos-pjesemarrjen-e-pushtetit-ne-seancat-e-jashtezakonshme:-leshim-i-papranueshem-ndaj-detyres-perfaqesuese


Isak Shabani nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e kritikoi ashpër mospranimin e deputetëve të Vetëvendosjes në seancat e jashtëzakonshme. Ai e cilësoi këtë si një lëshim të papranueshëm ndaj detyrës përfaqësuese

‘’Mospjesëmarrja e deputetëve të Vetëvendosjes në diskutimet për çështje të interesit publik, transparencës dhe keqpërdorimeve të mundshme mund të përshkruhet si një lëshim i papranueshëm ndaj detyrës përfaqësuese’’, tha Shabani për Front Online.

Kjo sipas Shabanit  krijon  vakum në debatet për mbikëqyrjen e qeverisë dhe theksoi se kjo sjellje mund të perceptohet si shmangie e përgjegjësisë që dëmton besimin e qytetarëve në institucionet e qeverisë.

‘’Kjo krijon vakum në debatet që janë thelbësore për mbikëqyrjen e qeverisë dhe mund të perceptohet si shmangie e përgjegjësisë ose mungesë vullneti për të adresuar çështje me rëndësi jetike për qytetarët’’, përfundoi deputeti.

Komento: