Deputeti i PDK-së për përgjimet: Mimoza Kusari-Lila, objekt i përdoruar nga Kurti, të dy të japin dorëheqje

18:01 | 18 July 2023
deputeti-i-pdk-se-per-pergjimet:-mimoza-kusari-lila,-objekt-i-perdoruar-nga-kurti,-te-dy-te-japin-doreheqje


Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka komentuar për Front Online përgjimet e publikuara ditë më parë në media mes Kusari-Lilës dhe Simiqit të Listës Serbe.

Ai ka thënë se shefja e GP të LVV-së është objekt i përdorur nga Kurti.

Sipas tij, kryeministri Kurti dhe Kusari-Lila duhet të japin dorëheqje.

Beqa thotë se çdo qytetarë është fyer pas përgjimeve të publikuara

“Mimoza Kusari është objekt i përdoruar nga Kurti, ku atë punë e krynë mirë edhe në të kaluarën kur ka qenë në partitë e tjera është e dëgjueshme ndaj shefave. Kurti duhet të jap dorëheqje sepse është fyer secili qytetar kur ne e pamë që Radojqiqi po vendos në Qeverinë Kurti a me hy në pagën minimale veteranët apo jo kjo është fyerja dhe degradimi më i madh që i bëhet qytetarëve”.

“Qeveria kur ja filloi seancës së Kuvendit sikur nuk ka ndodhur asgjë është veprim i ulët se duhet të mbahet një seancë e jashtëzakonshme vetëm për përgjimet se është fyer dinjiteti e vlera e vendit tonë, më e pakta që mundët të bëjë Kusari-Lila është të jap dorëheqje dhe të dalë të kërkojë falje publike. Kurti duhet të kërkojë falje dhe të ja ofrojë dorëheqjen Kuvendit që Kosova të ecë përpara”, thotë Beqa.

Deputeti Beqa tha se pushteti duhet të përgjigjet për dëmet që po i bën Kosovës.

Sipas tij, Qeveria Kurti nuk ka kredibilitet të vazhdojë të qeveris.

“Ne i pamë edhe dy dëme që i ndodhën Kosovës, njëra me Ligjin për Institutin për Krime të Luftës dhe me veteranët krejt këto po vin si derivat i strategjisë së dobët të Kurtit i cili thotë që nuk po koordinohemi me Amerikën e koordinohet me Radojqiqin i cili është në listë të zezë Amerikës dhe kërkohet nga institucionet tona.

Beqa thotë se Qeveria e ka humbur busullën.

“Kjo Qeveri e ka humbur orientimin në hapësirë dhe duhet të përgjigjët për dëmet që i ka bërë është dorëzuar para Serbisë duhet të dorëzohet edhe para qytetarët e të vendit se nuk ka kredibiletet të vazhdojë tutje kjo Qeveri”, u shpreh Beqa.

Komento: