Deputeti i PDK-së: Projektligji për KPM-në, tendencë e VV-së për me i kap institucionet e pavarura në emër të ç ‘kapjes

09:29 | 30 Qershor 2024
deputeti-i-pdk-se:-projektligji-per-kpm-ne,-tendence-e-vv-se-per-me-i-kap-institucionet-e-pavarura-ne-emer-te-c-‘kapjes


Deputeti i PDK-së, Isak Shabani, për FrontOnline, thotë se nuk ka pasur asnjë projektligj që ka pasur komente dhe rekomandime se sa projektligji për KPM-në.

‘’Nuk ka Projektligj që ka pasur më së shumti komente dhe rekomandimi se sa ky për KPM-në’’ thotë.

Shabani i PDK-së, deklaron se kjo është tendencë e partisë në pushtet Vetëvendosjes, që të i kap institucionet e pavarura në emër të ç ‘kapjes.

‘’Prandaj, e kemi parë të qartë tendencën që është synim kapja e institucioneve të pavarura nga VV në emër të ç ‘kapjes dhe kontrolli mbi media’’ shprehet ai.

Shabani, potencon se nuk ka pasur asnjë kërkesë nga komisioni ku ai bën pjesë që të ketë rritje të anëtarëve të KPM-së.

‘’Nuk ka qenë kërkesë e asnjë anëtari të komisionit tonë për të pasur rritje të anëtarëve të KPM-së’’ deklaron ai.

Komento: