Deputeti i PDK-së: Qeveria Hoti ishte anemike, edhe ato ligjet që i kaloi ishin me ndihmën e PDK’së

22:07 | 24 Dhjetor 2020

Bedri Hamza nuk i ka kursyer kritikat për Qeverinë Hoti.

Deputeti i PDK-së ka deklaruar se kjo Qeveri është dashur të hiqet nga qeverisja, duke thënë se edhe ato ligje që kanë kaluar, ishin falë votës së PDK’së.

‘’Ata kanë qenë shumë anemik dhe s’kanë mujt me i kalu as ligjet. Pjesa dërrmuese që kanë kalu prej ligjeve, kanë kalu vetëm atëherë kur i ka përkrahë PDK’’, shton ai në një debat televiziv.

Ndërsa për PDK’në pa Kadri Veselin, thekson se është një zbehje, megjithatë partia po punon në drejtim të daljes së më të mirë në zgjedhje.

Komento: