Deputeti i PDK-së: Vuçiq po dëshiron të kenë serbët pakënaqësi që të bind aleatët se Qeveria kosovare po bënë presion

19:03 | 12 Prill 2024
deputeti-i-pdk-se:-vuciq-po-deshiron-te-kene-serbet-pakenaqesi-qe-te-bind-aleatet-se-qeveria-kosovare-po-bene-presion

“Vuçiq po dëshiron të kenë serbët pakënaqësi që të bind aleatët që Qeveria kosovare po bënë presion”.

Kështu po deklaron për Front Online deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.

 “Problemi qëndron se Vuçiq dëshiron që serbët në Kosovë të kenë sa më shumë pakënaqësi me qëllim që të përpiqet ta bindë BE e SHBA që Qeveria e Kosovës po ushtron presion ndaj serbëve , përmes shkeljes së përditshme të të drejtave të njeriut duke shkelur të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe shkeljen e Kushtetutës , me shpresën që pas një sulmi të mundshëm faktorët ndërkombëtarë ti mbyllin sytë”, thotë Haliti.

Deputeti i PDK-së tha se bazuar në qëndrimet e palëve, NATO e ka marr përgjegjësin mbi sipër çështjen e sigurisë.

“Duke parë qëndrimet aventureske të të dyja palëve, NATO ka ndërmarrë hapat e duhur parandalues, për ta ruajtur qetësinë paqen e rendin kushtetues dhe sigurinë e Kosovës”, përfundoi deputeti i PDK-së./FrontOnline/

Komento: