Deputeti i PDK-së: VV ka filluar reprizën me premtimet e saj të dështuara, po përdorë video për denigrim

09:38 | 03 Nëntor 2024
deputeti-i-pdk-se:-vv-ka-filluar-reprizen-me-premtimet-e-saj-te-deshtuara,-po-perdore-video-per-denigrim


Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, për FrontOnline, thotë se partia në pushtet, Vetëvendosje, ka filluar me reprizën e të gjitha premtimeve që ka dhënë e që nuk i ka realizuar.

‘’VV ka filluar reprizën e të gjitha premtimeve që nuk i ka përmbajtur me forma dhe mjete të ndryshme të propagandës siç janë videot dhe qytetarëve po ju ofron sërish kritikat dhe vërejtjet për të kaluarën e Kosovës që nga liria e deri në kohën kur kanë ardhë këta në pushtet pa ofruar asgjë për të ardhmen’’ tha ai.

Berisha, potencon se asnjë ndryshim nuk ka ndodhur në vend që nga ardhja e VV-së në pushtet.

‘’Asnjë përparim e ndryshim s’ka ndodhur që kur kanë ardhë në pushtet qoftë në aspektin social e tjera sektorë. S’ka as investime as asgjë’’ shprehet ai.

Deputeti i PDK-së, shton se propaganda e VV-së është përmes videove dhe denigrimeve, duke rikujtuar se ky subjekt ka qenë edhe kundër pavarësisë.

‘’Propaganda e tyre është përmes videove dhe denigrimeve që kanë qenë edhe kundër pavarësisë. Kauza e gënjeshtra që e kanë bërë bajrak pjesën veriore ku për shkak të veprimeve të qeverisë u sanksionuam nga BE’’ tha deputeti Berisha për FrontOnline.

 

Komento: