Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se Glauku ka qenë në SHIK.
Molliqaj i kishtë thënë Konjufcës se përveç me të, ai kishte folur edhe me deputetin tjetër të PSD’së, Sali Salihun, gjë të cilën Konjufca e kishte mohuar.
Mirëpo, i ftuar në emisionin Frontal në T7, Salihu sot ka konfirmuar se Konjufca i kishte thënë se ka qenë pjesë e SHIK’ut.
“Nuk e di në çfarë mënyre e ka folë Glauku, por në momentin kur ata të dy kanë debatuar në Kuvend dhe është kry debati, posa doli në korridor Glauku (unë flas me të lirshëm jemi shokë) i thashë Glauk a përnjëmend ke qenë në SHIK a? Më tha po, kam qenë por ka qenë shumë herët. Unë i thashë krejt në rregull se unë nuk e shoh tragjike me qenë në SHIK, dorën në zemër SHIK’u ka qenë një organizatë për të mirën e vendit, është keqpërdorë por ata e dinë më së miri kush e ka keqpërdorë”, është shprehur Salihu.
Madje Salihu ka thënë se po të ishte vetë pjesë e SHIK’ut, nuk do ta mohonte.
“Po të isha unë ndonjëherë, pse mos me tregu? ShIK’u ka qenë për të mirën e vendit, individët mund të bëjnë gabime por nuk mund të njollosen të gjithë për shkak të individëve. Glauku le ta sqarojë në çfarë mënyre e ka thënë, mua më ka thënë që ka qenë pjesë e tij por shumë herët”, ka theksuar Salihu.
Ndërkaq pas deklaratave të Molliqajt, Konjufca ka ushtruar padi për shpifje ndaj tij.